Prattipati në përvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Nderojmë sakrificën dhe guximin e tij

Prishtinë | 25 Sht 2026 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

E narkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka marrë pjesë në shënimin e trevjetorit të rënies së rreshterit policor Afrim Bunjaku gjatë sulmit të 2023-ës në Banjskë.

Në njoftimin që Ambasada e ka bërë në Facebook, Bunjaku është cilësuar Hero.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, iu bashkua mbrëmë drejtuesve të institucioneve të Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të shënuar trevjetorin e rënies së Heroit të Republikës së Kosovës, zyrtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë”, u tha në postimin e Ambasadës, për të përfunduar me mesazhin: “Nderojmë sakrificën dhe guximin e tij”.

Të ngjashme