Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se familjarët e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë refuzuar ftesën e saj për takim, vendim të cilin ajo ka theksuar se e respekton plotësisht, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu theksoi se synimi i kësaj ftese ishte që nga niveli më i lartë shtetëror të shprehej mbështetja institucionale për nevojat dhe kërkesat e këtyre familjeve në këtë moment të ndjeshëm.
Ajo ka shprehur përkrahje edhe për protestat që po mbahen ditëve të fundit në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale.
“Arsyeja pse kam konsideruar që është e rëndësishme të takohem me familjarët, sepse vlerësoj që në situatën në të cilën jemi, po flas për institucionin e Presidencës, të takohet me familjarët dhe të shpreh mbështetjen tonë për kërkesat dhe nevojat e tyre. Ata nuk kanë dashur, e respektoj vendimin e tyre. Jam e gatshme t’i pres në çdo moment që ata dëshirojnë ose të shkoj në vizita familjare. Kam zgjedhur që paraprakisht t’i pres në institucion, që të dërgojmë mesazh institucional. I mbështes protestat qytetare, do të shqetësohesha që pas vendimit në Hagë të mos kishte protesta. I përgëzoj qytetarët”, përfundoi Haxhiu.
