Në një konferencë ndërkombëtare rreth kërkimeve arkeologjike, fillojnë të mburren pjesëmarrësit:
Amerikani: “Ne gërmuam 25 metra nën tokë dhe gjetëm kabllo telefoni. Kjo do të thotë se të parët tanë kanë përdorur telefona!”
I vjen radha Shqiptarit, i cili thotë:
“Ne në vendin tonë gërmuam 50 metra dhe nuk gjetëm asgjë. Gërmuam edhe 100 metra të tjerë dhe prapë asgjë…”
Të tjerët e pyesin: “E çfarë do të thotë kjo?”
Shqiptari përgjigjet: “Kjo do të thotë që të parët tanë kanë përdorur celularë pa kabllo (wireless)!“