Efekti i teknologjisë digjitale, ka bërë që të ndihmohen ekonomitë apo ndërmarrjet e ndryshme që të fillojnë punën me bizneset e tyre në mënyrë më të suksesshme.
Për të folur rreth platformës ekonomike “Rrotull”, të ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK, ishin Dillon Berjani dhe Dior Halili- bashkëthemelues.
Dillon Berjani, deklaroi se “Rrotull” do të thotë fillimi dhe përmbledhja e të gjitha bizneseve dhe ndërmarrjeve që mund të kontribuojnë në çështjen ekonomike. Ai tha se me ndihmën e platformës zakonisht kompanitë ofrojnë aplikacione për punën dhe bizneset në Kosovë, edhe pse shumë njerëz kalimin nga tradicionalja në këtë digjitale e shohin si shkatërrim, “unë mendoj që është shumë e mirë”.
Ai tha se nëpërmjet platformës mundohen të tregojnë se objektivi është që të kenë gjithmonë fitim dhe sukses, por gjithashtu të ofrojë të mira edhe për komunitetin.
Ndërkaq Dior Halili, tregoi disa pjesë të platformës ndër to edhe Rrotull “talk” që sipas tij, ka të bëjë me botën vizuale, pra jo të merret me shkrime e text, por vetëm me botën vizuale pra me ndërmarrës që biznesi nuk është lansuar, të bëhet intervisë që në themelim pra ai ta reklamojë atë.
Frymëzimi i ndërmmarrësve është që të pasqyrojnë biznesin e tyre nëpërmjet intervistave të ndryshme, pra një nga sukseset e “Rrotull” ishte edhe ai me kompaninë “Gjirafa”.