Një burrë 31-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga një shpellë në ishullin italian të Sardenjës, pasi kishte mbetur i bllokuar rreth 10 metra nën tokë për 26 orë pas një shembjeje shkëmbore.
Në një operacion të gjerë dhe kompleks, ekipet e shpëtimit punuan pa ndërprerje pasi Luca Olmetto mbeti i bllokuar në shpellën Gorroppeddu, në zonën malore të thyer të Urzuleit, në Sardenjën qendrore-lindore, pasditen e së dielës, shkruajnë mediat e huaja.
Ai po e eksploronte shpellën së bashku me të dashurën e tij, e cila ndodhej pak metra pas tij dhe shpëtoi për pak nga shembja, e cila bllokoi plotësisht hyrjen e shpellës.