Ymeri paralajmëron kërkesa të reja për informacione në bujqësi: Prioritet pagesa e dëmeve bujqësore

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka bërë të ditur se pas kërkesës për informacione lidhur me Pagesat Direkte, do të trajtojë edhe çështje të tjera nga fusha e bujqësisë, me fokus të veçantë te pagesa e dëmeve bujqësore.

Përmes një postimi, Ymeri ka njoftuar se ka pranuar edhe kërkesa të tjera për informacione në sektorin e bujqësisë, të cilave ka thënë se do t’u përgjigjet me radhë.

Ajo ka theksuar se afati ligjor për kthimin e përgjigjes ndaj kërkesave për qasje në informacione është tetë ditë, duke paralajmëruar se në rast të mosrespektimit të këtij afati, çështja do të dërgohet në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Ymeri ka bërë të ditur se pas çështjes së Pagesave Direkte, prioritet do të jetë pagesa e dëmeve bujqësore, ndërsa temat e tjera do të trajtohen në vijim, varësisht edhe nga shkalla e dëmtimit të produkteve bujqësore.

Në fund, deputetja e LDK-së u ka bërë thirrje edhe deputetëve të tjerë që këto çështje t’i ngritin si prioritare, me qëllim të rritjes së llogaridhënies në sektorin e bujqësisë.

Të ngjashme