Ministria e Financave hap thirrjen për projektin 49.3 milionë euro për zhvillimin e sektorit financiar

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave hap thirrjen për projektin 49.3 milionë euro për zhvillimin e sektorit financiar

    Ministria e Financave ka hapur thirrjen për shprehje të interesimit nga kompanitë e kualifikuara të konsulencës për ofrimin e shërbimeve të verifikimit të pavarur në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Sektorit Financiar në Kosovë, i mbështetur nga Banka Botërore.

    Projekti financohet me 49.3 milionë euro nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) dhe synon forcimin e stabilitetit financiar dhe rritjen e përfshirjes financiare në Kosovë.

    Sipas njoftimit të Ministrisë, projekti parasheh fuqizimin e Fondit të Sigurimit të Depozitave, përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet dhe mbështetjen e zhvillimit të sistemeve më të shpejta të pagesave.

    Kompanitë e interesuara duhet t’i dorëzojnë shprehjet e interesimit deri më 22 tetor 2026, në orën 16:00.

    Termat e referencës dhe detajet e tjera për aplikim janë publikuar nga Ministria e Financave.

    Të ngjashme