Genc Nuza, gjyqtar kryesor në UEFA Conference League

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtari kosovar Genc Nuza vazhdon të përfaqësojë me profesionalizëm dhe dinjitet futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Siç njofton FFK, ai është deleguar nga UEFA si gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet FC Twente dhe FC Thun, në kuadër të UEFA Conference League, faza e ligës, e cila zhvillohet më 15 tetor, në Enschede të Holandës.

Në këtë ndeshje, Nuza do të asistohet nga Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti dhe AVAR Alban Shala.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

Të ngjashme