Njësitë speciale të Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve janë parë duke zhvilluar një operacion në Fushë Kosovë, ku i përfshirë është një qytetar nga komuniteti serb.
Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shtuara të sigurisë dhe prani e zjarrfikësve.
Deri më tani, nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me arsyen e ndërhyrjes apo mënyrën se si do të përfundojë operacioni. Priten informacione të mëtejshme nga organet kompetente për të sqaruar situatën dhe për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes./Periskopi