“Luani i pathyer i UÇK-së”, Daut Haradinaj kujton Adrian Krasniqin

Prishtinë | 16 Tet 2026 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj nga Aleanca, pas homazheve në nderim të 29-vjetorit të rënies së bashkëluftëtarit Adrian Krasniqi, ka kujtuar figurën e tij përmes një postimi në Facebook.

Ai ka theksuar se Adrian Krasniqi i bashkoi njerëzit atëherë dhe vazhdon t’i bashkojë edhe sot, duke mbetur i gjallë në kujtesën e tyre si një luan i pathyer i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Adrian Krasniqi na bashkoi ashtu siç na ka bashkuar gjithmonë. Ai, edhe pas 29 vitesh në përjetësi, mbetet i freskët në kujtesën tonë si luan i pathyer i UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale

Të ngjashme