Gjini: Qeveria i solli para kolapsit kompanitë e qumështit, importi nga Serbia u rrit më së paku për 40 përqind

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë për trajtimin e sektorit të qumështit, duke pretenduar se kompanitë vendore janë sjellë para kolapsit për shkak të vështirësive në shitjen e produkteve të tyre.

Gjini ka thënë se, pavarësisht se prodhuesit vendorë vazhdojnë të prodhojnë qumësht, produktet e tyre nuk po shiten, duke rrezikuar gjendjen financiare të kompanive.

“Shikoni se si kjo qeveri i mbyt bizneset. Na ka bërë përrallë me qumësht, u gjet ajo, u gjet kjo. Ministri është ngatërruar, i shkonin djersët dhe nuk e merrte guximin të tregonte drejt asgjë, veçse ngatërronte”, ka deklaruar Gjini në ATV.

Ai ka theksuar se, ndërkohë që prodhuesit vendorë po përballen me vështirësi, importi i qumështit në Kosovë është dyfishuar brenda katër muajve.

“Importi i qumështit në Kosovë është dyfishuar për katër muaj. Kosova po importon sot dyfish më shumë qumësht në krahasim me atë që ka importuar para pesë ose gjashtë muajve”, ka thënë ai.

Sipas Gjinit, së paku 40 për qind e qumështit që importohet në Kosovë vjen nga Serbia.

“E ai qumësht që është duke u importu, më së pakti 40 përqind po vjen prej Serbisë”, tha Gjini.

Të ngjashme