Rama me ambasadorin francez, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për shkëmbimet mes shkollave, mësimin e gjuhës frënge, si dhe nisma të përbashkëta në arsim, kulturë dhe teknologji.

“Prishtina 2030 kërkon angazhim të përbashkët dhe përshpejtim të përgatitjeve andaj bashkëpunimi me Francën mund të ndihmojë që kjo mundësi e madhe të kthehet në projekte që do t’i shërbejnë qytetit edhe shumë pas vitit 2030”, thuhet në postim

Të ngjashme