Aksion kundër lojërave të fatit në Prizren, Suharekë dhe Dragash

Prishtinë | 04 Nën 2026 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka nisur një aksion kundër lojërave të fatit në tri komuna: Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Aksioni është zhvilluar në disa lokacione, ndërsa në fokus të operacionit janë aktivitetet e kundërligjshme të lojërave të fatit.

Lajmi ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit për Kallxo, Petrit Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se aksioni është drejt përfundimit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rezultatet e operacionit, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të japin informacione shtesë pas përfundimit të tij.

Të ngjashme