Pacolli: Menaxhimi i mbeturinave mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit

Prishtinë | 05 Nën 2026 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Menaxhimi i mbeturinave mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit. Kështu është shprehur Fitore Pacolli pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Ministrisë Federale të Gjermanisë, KfË-së dhe KMDK-së.

Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar për sfidat e sektorit të mbeturinave dhe hapat drejt modernizimit të tij.

Njoftimi i plotë:

Në takim me përfaqësuesit e Ministrisë Federale të Gjermanisë, KfË-së dhe KMDK-së, diskutuam për sfidat e sektorit të mbeturinave dhe hapat drejt modernizimit të tij.

Gjermania mbetet partneri ynë strategjik në tranzicionin e gjelbër. Diskutuam për mbështetjen prej 15 milionë eurosh për qendrën moderne të menaxhimit dhe riciklimit të mbeturinave për rajonin e Prishtinës, si dhe për reformimin e sektorit dhe përafrimin me standardet evropiane.

Prioritet mbetet zgjidhja e problemit të deponisë së Prishtinës. Paralelisht, po punojmë në ligjin e ri për mbeturinat, fuqizimin e KMDK-së dhe eliminimin e deponive ilegale, për të cilat kemi ndarë 1 milion euro.

Të ngjashme