Prishtina në listën e Malumës, ylli kolumbian pritet të performojë për herë të parë në Kosovë

Prishtinë | 06 Nën 2026 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Ylli i muzikës latine, Maluma, pritet të vijë në Prishtinë për të performuar para publikut kosovar.

Këngëtari kolumbian ka publikuar posterin e turneut të tij botëror për vitin 2027, të titulluar “LOCO X VOLVER World Tour 2027”, ku në mesin e qyteteve të përfshira figuron edhe Prishtina.

Në poster shfaqen qytete të ndryshme nga Amerika Latine, Evropa dhe Amerika e Veriut, ndërsa Prishtina është e renditur në listën e qyteteve ku pritet të mbahet një nga koncertet.

Maluma e ka shoqëruar publikimin me mbishkrimin: “¿Dónde nos tomamos el cafecito?”, që në shqip përkthehet: “Ku do ta pimë kafen së bashku?”.

Ndërkohë, detajet për datën e koncertit dhe shitjen e biletave në Prishtinë ende nuk janë bërë të ditura.

Të ngjashme