Rama ndan me ndjekësit “Pasqyrën e Dialogut”, prezanton edhe një hapësirë të re komunikimi

Prishtinë | 08 Nën 2026 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar qytetarët për një të diel të qetë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij edhe “Pasqyrën e Dialogut”.

“Mirëmëngjes dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar Rama.

Ai njëherësh ka prezantuar një hapësirë të re komunikimi të quajtur “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes tij dhe qytetarëve.

Të ngjashme