Ambasada e Zvicrës: Marrëveshja me EFTA-n sjell mundësi të reja për bizneset kosovare

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes EFTA-s dhe Kosovës, e cila hyri në fuqi më 1 tetor, hap mundësi të reja për bizneset kosovare.

Në një seminar të organizuar nga MINTI dhe Sekretariati i EFTA-s, përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve diskutuan zbatimin e marrëveshjes dhe mundësitë që ajo ofron për sektorin privat.

Zëvendësshefi i Misionit të Zvicrës, Christoph Fuchs, theksoi rëndësinë e marrëveshjes për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe lehtësimin e tregtisë.

Ambasada tha se tash synimi është që këto mundësi të shndërrohen në përfitime konkrete për bizneset dhe qytetarët.

Të ngjashme