Analisti Lulzim Peci, duke komentuar takimin trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping, ka thënë se këta tre liderë i bashkon potenciali i tyre i madh bërthamor.
Në emisionin “Click”, Peci ka paralajmëruar për rrezikun që paraqet arsenali bërthamor i këtyre tri fuqive botërore.
“Sepse këto tri shtete kanë potencialin më të madh nuklear në botë dhe cilitdo prej tyre, nëse i shkon mendja ta prekë pullën, bota merr fund brenda një minute, ose deri në momentin kur bien bombat e para. Nuk ekziston më ky civilizim që e njohim sot”, ka thënë Peci.
“Njërit me iu tek me prek pullën, bota shkon në minutë”, tha ai