Bruno Mars njofton me dhimbje vdekjen e babait, ndan fotografinë prekëse nga spitali

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Bruno Mars ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Peter Hernandez, në moshën 74-vjeçare.

Këngëtari 41-vjeçar publikoi në Instagram një fotografi prekëse bardhë e zi, ku shihet duke përqafuar të atin në shtratin e spitalit. Krahas saj, ai ndau edhe disa fotografi nga momente të ndryshme të jetës së tyre.

Javën e kaluar pata mundësinë ta përqafoja babain tim për herë të fundit. Nëse më keni parë ndonjëherë të flas për të, gjithmonë kam thënë se ai është njeriu që më mësoi gjithçka që di, veçanërisht kur bëhet fjalë për muzikën.

Ai shtoi se babai i tij kishte rritur katër motrat, vëllain dhe atë, duke e cilësuar si babanë më të mirë në botë.

Në fund të mesazhit, Bruno shkroi: Do të më mungosh çdo ditë derisa të takohemi përsëri. Të dua, baba. Puth mamin atje lart për mua.

Peter Hernandez ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e dashurisë së këngëtarit për muzikën.

Në një prej fotografive të publikuara, Bruno shfaqet që fëmijë duke luajtur me një kitarë të vogël, pranë të atit në skenë.

Pas lajmit, të shumta ishin mesazhet e ngushëllimit nga personazhe të njohur. Kris Jenner i shprehu dashurinë dhe mbështetjen, ndërsa Gabrielle Union i uroi të atin të prehej në paqe. Edhe Justin Timberlake reagoi me zemra të kuqe. /Telegrafi/

Të ngjashme