Nëna me fëmijën në Prizren largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raportuar një rast për dy persona të zhdukur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nëna me fëmijën e saj janë larguar nga shtëpia e tyre në Prizren dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

“Prizren 19.11.2026-13:30. Është raportuar se viktima femër kosovare së bashku me fëmiun e saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre. Rasti në procedurë hetimore.

Të ngjashme