Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Mitrovicën e Jugut

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, operacioni është realizuar nga Policia e Kosovës në koordinim me AKI-në, gjatë të cilit janë sekuestruar 51.2 gramë kanabis, 1 mijë e 555 euro dhe dy telefona celularë, transmeton Klankosova.tv.

Sveçla ka paralajmëruar se personat e përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve do të përballen me institucionet e rendit dhe drejtësisë.

Të ngjashme