Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Kllokot, nën dyshimin për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje.

Sipas IPK-së, rasti ka ndodhur të premten paradite në fshatin Podgorcë të Vitisë, ku polici dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar një qytetar me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tij nga detyra.

Të ngjashme