BE-ja propozon periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet e reja anëtare

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorët e BE-së kanë propozuar haptazi një periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet që i bashkohen Bashkimit Evropian.

Shtetet e BE-së po shqyrtojnë mundësinë e zbatimit të këtij vendimi për anëtarët e rinj, duke filluar me Malin e Zi. Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe, shteteve të reja mund t’u pezullohet e drejta e votës në rastet kur shkelin sundimin e ligjit ose pengojnë vendimmarrjen e përbashkët të Bashkimit Evropian, raporton Euronews.com.

Komisioni Evropian e mori këtë iniciativë pas zhvillimeve të fundit në Hungari, nën udhëheqjen e Viktor Orbánit, qeveria e të cilit shpërfilli vazhdimisht vlerat themelore të bllokut dhe përdori në mënyrë të përsëritur veton për të penguar vendimmarrjet e përbashkëta.

Fillimisht, Komisioni Evropian kishte propozuar një periudhë 15-vjeçare mbikëqyrjeje, por disa shtete, veçanërisht Italia, nuk u pajtuan me këtë propozim.

Sipas një diplomati të BE-së, ambasadorët treguan më shumë gatishmëri për bashkëpunim sesa zyrtarët që kaluan javë të tëra duke negociuar detajet.

Pritet që zyrtarët të zhvillojnë bisedimet e para lidhur me këtë propozim. Në këto negociata, Podgorica nuk ka të drejtë të marrë pjesë, megjithatë, Mali i Zi po lobon te shtetet që e mbështesin atë.

Të ngjashme