Gërvalla: Barazia nuk mund të mbetet vetëm parim i shkruar

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Agjenda Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030 shënon një angazhim të rëndësishëm për përparimin e të drejtave të grave dhe forcimin e barazisë gjinore në Republikën e Kosovës.

Kështu është deklaruar Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Më tutje Gërvalla ka thënë se barazia nuk mund të mbetet vetëm parim i shkruar.

Postimi i plotë:

Agjenda Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030 shënon një angazhim të rëndësishëm për përparimin e të drejtave të grave dhe forcimin e barazisë gjinore në Republikën e Kosovës.

Në prezantimin e sotëm të projekt-planit të punës, riafirmuam rëndësinë e një angazhimi të përbashkët institucional për t’i dhënë kësaj agjende përmbajtje konkrete dhe ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e grave. Kjo agjendë duhet të përcaktojë një drejtim të qartë veprimi, ku mbrojtja e të drejtave, siguria, pavarësia dhe barazia e grave nuk janë vetëm objektiva, por garanci që çdo grua i gëzon në jetën e përditshme.

Barazia nuk mund të mbetet vetëm parim i shkruar. Asnjë grua nuk duhet të pengohet nga dhuna, diskriminimi apo pabarazia për të ushtruar të drejtat e saj dhe për të përcaktuar të ardhmen e vet.

Si Ministre e Drejtësisë dhe Koordinatore Kombëtare kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës ndaj Grave, nuk do ta ndal në asnjë moment punën për mbrojtje më të mirë të viktimave dhe përgjegjësi më të madhe institucionale.

Në këtë përpjekje, Kuvendi do të ketë bashkëpunimin dhe mbështetjen time të plotë.

Të ngjashme