Gjendet e pajetë një vajzë në Suharekë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës.

Lidhur me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor në Suharekë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, si dhe ekspertët mjekoligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ai tha se Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë, sipas burimeve të Klan Kosovës, vajza dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Të ngjashme