Gjyqtari Beqir Kalludra i ka kërkuar falje Arben Gjukajt

| 13 Pri 2018 | 23:10 | Nga

Gjykatësi Beqir Kalludra, i cili dje nuk u përmbajt në seancën për mungesën e drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj dhe paralajmëroj edhe arrestimin e tij, sot i ka rënë pishman dhe i ka kërkuar falje Gjukaj dhe atë para të gjithë të pranishmeve në sallën ku po mbahej seanca.

Arben Gjukaj përmes avokatit të tij, Ramë Gashi i ka dërguar një parashtresë në të cilën e ka arsyetuar mungesën në seancën e paraparë të mbahej të enjten, me faktin se ka udhëtuar për në Turqi për shkak të gjendjes shëndetësore të prindit të tij. Mirëpo, këtë arsyetim Kalludra e ka trajtuar si të pa arsyshëm.

Mirëpo sot, në seancën kur është paraqitur Arben Gjukaj dhe e ka sqaruar me dokumente arsyen e udhëtimit të tij në Turqi, Kalludra ka ndryshuar mendje dhe i ka kërkuar falje.

Drejtori i KEK-ut i cili në këtë rast akuzohet për një tender të KEK-ut të vitit 2015, në këtë seancë ka pohuar edhe një herë se ai nuk do t’i shmanget në asnjë rast drejtësisë, sikurse qe ka bërë nga fillimi kur është ngritur ky rast dhe për të cilin ka dëshmuar disa herë së është i pafajshëm.

Ai madje ka përmendur se përkundër së është tash e 10 vit në krye të ndërmarrjes me të madhe në vend është i vetmi rast kur ai akuzohet dhe atë padrejtësisht sepse as nuk ishte në Kosovë kur u nënshkrua ky tender.

Të ngjashme