Brenda sistemit të Tabarezit për të rinjtë

| 15 Kor 2018 | 13:00 | Nga

Mes të hënës dhe të mërkurës, çdo javë të vitit, 30 klubet më të mira të futbollit në Uruguai, lirojnë lojtarët më të mirë të rinj të shkojnë te trajnerët e përfaqësueseve të reja për një kurs që i mëson ata se çfarë iu duhet për t’u bërë profesionistë.

Ky program është pjesë e planit të gjerë të zhvillimit të të rinjve që e ka vendosur seleksionuesi i Uruguait, Oscar Tabarez, i cili dëshiron të sigurohet se vendi i vogël i Amerikës së Jugut do të jetë sfidues i madh edhe në të ardhmen, pasi brezat e rinj do të dalin gradualisht në skenë, shkruan Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Uruguait është eliminuar nga botërori “Rusia 2018” në çerekfinale nga Franca, humbje që ka prekur të gjithë, por pavarësisht kësaj, ky shtet mbetet ndër më të organizuarit në botë sa i përket nivelit të përfaqësueses.

Tabarez 71-vjeçar, po ka probleme me lëvizshmërinë dhe ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë në krye të Uruguait apo jo. Sido që të jetë, programi i tij është aty, vetëm duhet aplikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme