Rampa më origjinale, te ndërtesa e Operës në Estoni

| 10 Sht 2018 | 09:13 | Nga

Në vend të rampës së rëndomtë e monotone, Opera Kombëtare e Estonisë në Talin, ka hyrje krejtësisht origjinale në parking. Nuk kushton shumë dhe njëkohësisht është dëshmi se ideja e mirë bën dallimin e madh.

Dora e dirigjentit me shkopin e tij ngrihet kur hyni tek Opera dhe ajo vërehet edhe në Google Maps.

Rampat tematike i ka shpikur menaxheri i përgjithshëm i Operës Aviar Mae me qëllimin që të shënohet Dita Botërore e Teatrit që shënohet në mars, transmeton Koha.net.

Talini është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Estonisë e cila është njëra nga vendet më të vogla të Bashkimit Evropian.

Në gusht Opera Kombëtare ka shënuar sezonin e vet të 113-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme