Greqi: Ministri i Mbrojtjes jep dorëheqje, si shenjë proteste për marrëveshjen me Maqedoninë

| 13 Jan 2019 | 11:49 | Nga

Dje Kuvendi i Maqedonisë ka votuar për ndryshimet kushtetuese për ndërrimin emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Greqinë të arritur më 17 qershor 2018.

Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka njoftuar sot dorëheqjen nga posti në shenjë proteste ndaj kësaj marrëveshje, njofton Klan Kosova.

Kammenos drejton partinë më të vogël të koalicionit qeveritar drejtuar nga kryeministri Aleksis Tsipras.

Mbetet ende e paqartë se si do të ndikojë kjo dorëheqje tek koalicioni qeveritare, ndryshe Kammenos drejton partinë “Grekët e Pavarur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme