Rukiqi: Ligji për Pagat nuk e stimulon rritjen ekonomike, me taksën u rrit prodhimi dhe shitja

| 04 Shk 2019 | 10:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, tha se Ligji për Pagat është shqetësues për sektorin privat pasi që një shumë e madhe e buxhetit shkon për paga dhe skema sociale, ndërsa sektori privat ende mbetet me pagën mesatare tejet të ulët, raporton Ekonomia Online.

“Për sektorin provat është shqetësuese si kemi ardhur tek një politikë që 1.4 miliardë e buxhetit i lë për paga dhe skema sociale”, tha ai.

Rukiqi në një konferencë për media, shtoi se një shpenzim i tillë nuk është fuqizues i rritjes ekonomike dhe krijon një dallim të madhe mes sektorit publik dhe privat.

“Në asnjë rast shpenzimi i tillë i buxhetit nuk është as stimulues dhe as fuqizues i rritjes ekonomike të qëndrueshme, mund të arrijë konsumin për një fazë të qëndrueshme, por është rritje e njëhershme dhe krijon disrepancë të madhe mes sektorit privat dhe publik”.

“Sektorët që duhet të kenë performancë jo vetëm që u kërkohen të keë rritje performancë por stimulohen, rritja e pagave pa asnjë kusht që të rritet performanca është shpërblim i mosperfermoamcës së tyre prej pas luftës pra mesazhi është edhe pse nuk punoni kur keni kërcënime si greva në arsim prapë do ta merrni shpërblimin shtesë sepse politika e ka atë mundësi”.

Rukiqi tha se këto shpenzime mund të duken mirë për disa kategori të sektorit publik mirëpo ai tha se ndikimi negativ vërehet më vonë.

“Shuma 120 milionë euro shtresë dhe mbi 100 milionë euro shtesë për skema sociale kjo mund të duket e mirë për një kategori por pasojat do jenë që do të ndihen me gjenerata dhe shumë efekte negative”.

“…prandaj mund të pritet reagim i sektorit privat duke parë që atë që e paguajnë ata i kthehet me burokraci, jopereformancë dhe me këtë hendek qe është paga mesatare tek sektori privat e publik”.

Ai tha se nuk mund të ketë rritje të qëndrueshme ekonomike në bazë të kësaj politike që po bëhet.

“Burim i rritjes ekonomike është konsumi dhe investimet publike, konsumi nga diaspora dhe investimet 11 shkojnë në infrastrukturën rrugore”.

Rukiqi po ashtu foli për ndikimin e taksës 100% ku tha se nga OEK-u janë anketuar 194 kompani vendore ku ata kanë treguar ndikimin e taksës në rritjen e prodhimit dhe të shitjes.

Ai tha se taksa ka ndikuar në rritjen e shitjes së prodhimit vendës. Rukiqi tha se gjatë kësaj periudhe është vërejtur gatishmëria e prodhuesve për të investuar.

“54% të kompanive kanë arrit me i zëvendësuar produkte, 24% kanë deklaruar që i kanë zëvendësuar pjesërisht”.

Rukiqi tha se pjesa më e madhe e zëvendësimit të produkteve ka ardhur nga Shqipëria, Maqedonia, Turqia etj.

“48.8% i kanë arrit shitjet si rezultat i taksës, çmimet janë rrit 21.1%, shitja 48.8%”, tha ai.

Në fund Rukiqi ftoi bizneset anëtare e OEK-ut dhe jashtë saj që të shfrytëzojnë një mekanizëm kyç për mbrojtjen e interesave të bizneseve në raport me politikat përmes zyrës e cila ndodhet në Kuvend.

Ai tha se qëllimi i kësaj zyre është fuqizimi apo prezantimin i biznesit në procesin legjislativ.

Të ngjashme