Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po e pret me padurim mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.
Ajo lufton për dy çmime në këtë event prestigjioz, njëjtë si patriotja Dua Lipa për “Artistja e re më e mirë” dhe për “Duetin më të mirë të zhanrit country” me këngën “Meant to be”, në të ka bashkëpunuar me Florida.
Bebe ishte prezente në mbrëmjen festive para “Grammy-t”, duke qëndruar përkrah Rita Orës, me të cilën ka shkëmbyer batuta dhe kanë rrëmbyer vëmendjen e paparacëve.














Por më shumë sesa miqësia me Ritën, në këtë mbrëmje sytë shkuan te veshja e Bebe Rexhës, e cila dukej sikur nuk kishte të brendshme, poshtë fustanit të purpurt që e tregonte super seksi.
Dekolteja e hapur dhe flokët e shkurtra bionde, i jepnin asaj një pamje shpërthyese në skenë, teksa në pah dolën format e kolme të këngëtares shqiptare.
Ajo ishte e zjarrtë gjatë performancës së saj para publikut, teksa interpretoi këngën “Meant To Be”, hitin që vendosi një rekord vitin e kaluar kur kaloi 50 javë në krye të tabelës së “Hot Billboa