Lladrovci pret në zyre Venis Morina, fitues i vendit të tretë në garat “Eureka 6” 2019

| 04 Pri 2019 | 13:36 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim nxënësin e klasës së nëntë (IX) Venis Morina i cili në garat “Eureka 6” për vitin 2019 ka marr çmimin e tretë dhe në shenjë falënderimi për sukseset e arritura i ka dhënë edhe mirënjohje.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar nxënësin Venis Morina për sukseset e arritura dhe ka uruar që të vazhdoj edhe ne të ardhmen me suksese, në mënyrë që njohurit e fituara t’i shpërndaj për të mirën e Komunës së Drenasit.

Gara “Eureka 6” e organizuara nga Gjimnazi “Hasan Nahi” e mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, kanë marr pjesë rreth 2000 nxënës të klasave të nënta, 255 prej tyre arritën në finale, ku 40 prej tyre morën shpërblime. 10 të partë janë shpërblyer me medalje të arta dhe certifikata. Vendi i tretë është shpërblyer edhe me smartfon, i dyti me tabletë dhe i pari me llaptop. Gara është mbajtur me 23.03.2019 në lenden e matematikës dhe logjikë. Po ashtu vendet e para morën bursë nga Gjimnazi “Hasan Nahi”, vendi i parë bursë 100 për qind, i dyti dhe i treti me 75 për qind.

Venis Morina, nxënës i klasës së nëntë (IX) nga SHFMU “Naim Frashëri” në Gllobar si fitues i tretë, është shpërblyer me medalje të artë, smartfon dhe 75% të bursës për tri vite në Gjimnazin “Hasan Nahi” në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme