Shkencëtarët thonë se ndërprerja e konsumimit të sheqerit është e lehtë

| 08 Maj 2025 | 00:46 | Nga

Mund të jetë një ritual për shumë njerëz, por shkencëtarët thonë se filxhani i çajit nuk ka nevojë për një lugë sheqeri.

Një studim i realizuar së fundmi ka gjetur se pjesëmarrësit ishin në gjendje të ndalonin sheqerin pa ndikuar në kënaqësinë e tyre – duke sugjeruar se një ndryshim afatgjatë në sjellje ishte i mundur.

Shkencëtarët thanë se ndalimi i menjëhershëm apo reduktimi gradual i konsumit janë dy strategji efektive për të hequr dorë nga konsumimi i sheqerit.

Autorët thanë se megjithatë është e nevojshme një analizë më e gjerë për të konfirmuar gjetjet e tyre.

Një ekip që përfshinte kërkues nga University College London dhe Universitetin e Leeds analizuan të dhënat mbi një muaj për 64 burra të cilët zakonisht pinin çaj të ëmbël me sheqer.

Të ngjashme