Bie fasada nga ndërtesa në qendër të Prishtinës, s’ka të lënduar

| 13 Qer 2019 | 15:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë, policisë dhe zjarrfikësve sot iu është dashur të intervenojnë pas thirrjeve të banorëve të kësaj lagjeje se nga një ndërtesë kishe rënë fasada, raporton Ekonomia Online.

Banorët e shqetësuar kanë pritur intervenimin e policisë dhe zjarrfikësve, por fatmirësisht aty nuk pati të lënduar.

Pas konstatimit se aty nuk ka vend më për rrezik dhe lëvizja e banorëve është e sigurt, policia dhe zjarrfikësit janë larguar nga vendi i ngjarjes, raporton EO.

Të ngjashme