Magjia e tingujve të bukur të këngës shqipe dhe folklorit tonë të pasur i dha mbrëmë Ferizajt, mbrëmjen më të paharrueshme festive, në shënim të 20 vjetorit të çlirimit.
Zërat e krenarisë sonë muzikore ngjitën podiumin e festës për t’i dhënë ajër gëzimi e frymë lirie, ferizajasve në ditën e tyre të çlirimit.
Performanca e shkëlqyer e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, nën dirigjimin e dirigjentit, Jetmir Barbullushi, zërat e jashtëzakonshëm të artistëve kulminant, Kastriot Tusha, Besa Llugiqi, Selami Kolonja, Liridon Sadriu, Fatmira Breçani, Ansamblet e Këngëve dhe Valleve “Shota” e “Kastriotët”, nën përkujdesjen e profesorit të palodhshëm, Astrit Mustafa, bënë këtë mbrëmje kaq madhështore dhe këtë koncert kaq perfekt.
Faleminderit!
Urime, festofshim gjithmonë!





