Suspendohen dy policë për shkelje disiplinore

| 25 Kor 2019 | 16:30 | Nga

Policia e Kosovës njofton se sot janë suspenduar përkohësisht nga puna për 48 orë, dy zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës.

Suspendimi ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të renda disiplinore, pa përjashtuar edhe shkeljet penale andaj lënda e kompletuar është dërguar në Inspektoriatin Policor të Kosovës.

Të ngjashme