Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë,, Philip Kosnett, ka thënë se vendi i tij asnjëherë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive ndryshimin e kufijve apo ndarjen
“Ne kemi thënë se nëse Kosova dhe Serbia bien dakord për një zgjidhje gjithëpërfshirëse që përfshin rregullimin e kufijve, ne nuk do ta refuzojmë atë, por është e rëndësishme që shikuesit tuaj ta dinë që SHBA. asnjëherë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive ndryshimin e kufijve, ndarjen, siç e kanë quajtur disa”, tha ai në një intervistë për Kossev, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi gjithashtu se qëndrimi i administratës amerikane është se “marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë e pranueshme për disa politikanë por për popujt e të dyja vendeve”.
Sidoqoftë, kur erdhi tek ideja e ndarjes, Kosnett deklaroi se mbështetja midis komuniteteve serbe dhe shqiptare në Kosovë është jashtëzakonisht e vogël.
I dërguari i Washingtonit të Prishtinë ka komentuar edhe rastin e dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq rreth deklaratave të tij për Masakrën e Reçakut.
Ai me këtë rast tha se revizionizmi historik është i gabueshëm dhe i rrezikshëm, “por si amerikan duhet të them që jemi shumë të kujdesshëm me kriminalizimin e fjalës ”, transmeton Klan Kosova.
I pyetur për t’i dhënë këshilla Albin Kurtit, Kosnett tha se ai mendon se Kurti e di që duhet t`i bind të njerëzit se ai synon të jetë kryeministër i të gjithë njerëzve në Kosovë.
Ai përsëriti me këtë rast se Kurti nuk ishte zgjedhur Kryeministër i “Republikës së Shqipërisë së Veriut”.