Sot Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” iu shtua edhe një fshat me furnizim me ujë të pijes. Bëhet fjalë për fshatin Pastasel.
Ky projekt u realizua nga KRU “Gjakova” në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit duke e ngritur në 100% furnizimin me ujë të pijes në këtë komunë.
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Ismet Ahmeti, deklaroi se bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit ka qenë gjithmonë frytdhënëse dhe se tashmë e gjithë komuna e Rahovecit furnizohet dhe mirëmbahet 24\7 me ujë të pijes nga KRU “Gjakova”.
Ai apeloi te konsumatorët që të kujdesen për ruajtjen e ujit si pasuri që sapo ju shtua fshatit të tyre.


