Rahoveci ndërprenë punën e kafiterive dhe lokaleve të natës pas orës 23:00

| 13 Mar 2020 | 16:05 | Nga

Kryetari Latifi nënshkroi vendimin për ndërprerjen e punës të kafiterive dhe lokaleve të natës pas orës 23:00, me të cilin:

NDALOHET ushtrimi i veprimtarisë afariste të punës të kafiterive, kafe-bareve, disko klubeve dhe klubeve të natës pas orës 23:00 në territorin e komunës së Rahovecit.

1.      Ndalesa e ushtrimit të veprimtarisë sipas pikës 1 të këtij vendimi do të jenë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër.

2.      Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dispozitat e këtij vendimi do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.

3.      Obligohen Drejtoria për Inspektim dhe Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

4.      Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

A r s y e t i m

Pas rekomandimeve të anëtarëve të KKSB-së në mbledhjen e mbajtur me datë 23.01.2020, raporteve të Stacionit të Policisë së Kosovës në Rahovec, si dhe ankesave të qytetarëve të Komunës së Rahovecit, lokaleve afariste të natës si kafiterive, kafe-bareve, disko klubeve dhe klubeve të natës u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë pas orës 23:00.

Nga se u tha më lartë, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Të ngjashme