Liverpooli kontakton Lillen për Soumaren

| 13 Pri 2020 | 11:25 | Nga

Liverpooli ka kontaktuar Lillen për transaferimin e mesfushorit Boubakary Soumare, shkruan “Daily Star”, transameton Koha.net.

Lideri i Premier Leagues do të rivalizojë Manchester Unitedin e Newcastle Unitedin në garë për mesfushorin 21-vjeçar.

Raportohet se Newcastle kishte ofruar 40 milionë euro për 21-vjeçarin në janar. Mirëpo, çmimi për Soumaren pritet të jetë më i ulët në afatin kalimtar të verës.

Krerët e Lilles mund të jenë të detyruar të shesin Soumaren për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga kriza e koronavirusit.

Të ngjashme