Eurodeputeti Alessandro Battilocchio vizitoi Malishevën

| 09 Jan 2017 | 08:55 | Nga

Në pasditen e vonshme të së dielës, në Komunën e Malishevës, ka qëndruar deputeti i Parlamentit Evropian, Alessandro Battilocchio, i shoqëruar nga kryetari i Komunës Tolfa (komunë e Romës), Luigi Landi dhe Slavadore Orsomando, kryetar i Këshillit të Cerveterit, bashkë më zyrtar të katër komunave. Ky delegacion është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Qëllimi i kësaj vizite, ishte njohja mes komunave të Italisë dhe Komunës së Malishevës, shkëmbimi i përvojave, organizimi i komunave dhe mundësia e realizimit të projekteve të përbashkëta.

“Pasi i ka falënderuar për vizitën, kryetari Begaj, e ka njoftuar delegacionin nga Italia, me organizimin e Komunës së Malishevës, rrjedhat e përgjithshme, popullsinë, dhe shtrirjen e Komunës së Malishevës”, thuhet në komunikatën dërguar mediave nga komuna e Malishevës.

Ndërsa eurodeputeti Battilocchio, ka deklaruar se “këtu është së bashku më përfaqësues të katër komunave të Italisë dhe se janë të interesuar të njihen me organizimin e komunave, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit”.

Në fund të kësaj vizite, është paralajmëruar realizimi edhe i një vizite tjetër, më të gjerë dhe më të gjatë në Malishevë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme