Mitrovicë, qytetarët pastrojnë Liqenin Akumulues për herë të dytë

| 13 Qer 2020 | 12:04 | Nga

Shumë mitrovicas u mblodhën dje për të pastruar Liqenin Akumulues.

Rreth 30 pjesëmarrës u kujdesën që me nëngrupe të pastrojnë zonat rreth liqenit.

Mes tjerash vullnetarët shenjëzuan edhe hapësirat për biçikleta kështu për t’i kontribuar mbarëvajtjes së shëtitores.

“Aksioni i dytë me radhë mblodhi një numër të madh të qytetarëve të Mitrovicës. Dy anët e shtratit respektivisht hapësirës gjelbëruese të Liqenit mobilizuan dy grupe të mëdha, rreth tridhjetë pjesëmarrës, me nga dy nëngrupe, për pastrimin e zonave, duke rezultuar në fund me një numër prej 37 qeseve të mbushura me mbeturina dhe jo vetëm. Vullnetarët shenjëzuan hapësirat e destinuara për biçikleta, për t’i kontribuoar mbarëvajtjes së shetitores dhe lehtësuar punën e biçiklistëve. Kjo gjë njëherish përbën kauzë për grupin, ashtu siç shfrytëzojmë biçikeltat për takimet tona, inkurajojmë edhe qytetarët tjerë për përdorimin e tyre, si kontribues të përbashkët për një ambient të pastër. Kësaj të fundit iu shtuan edhe idetë dhe mesazhet e punuara nga vullnetarët tonë, që bëjnë thirrje për ruajtjen e ambientit, për një frymim më të lirshëm. Për fund, falenderojmë të gjithë ata që iu përgjigjën aksionti tonë, qytetarët për fjalët e mira, Nexhat Pecin për akulloret dhe pijet freskuese, Bernen per maskat dhe thasët si dhe Astritin për kafet. Deri në takimin e ardhshëm, ruane ambientin dhe kontribuoni në pastërti. Shihemi në Mitrovica qytet i gjelbër #3 të Shtunen e ardhmshme :)” thuhet në njoftimin e Skuadrës jeshile – Mitrovica Guide në Facebook.

Të ngjashme