Kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar deputetët për votimin e rishikimit të buxhetit.
Hoti tha se tani ky projektligj do procedohet në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend, për votimin përfundimtar.
“Faleminderit të gjithë deputetëve për mbështetjen e rishikimit të buxhetit. Tash duhet shpejt të procedohet në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar’’, shkroi Hoti.
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për shqyrtimin e ndarjeve buxhetore për Buxhetin e Vitit 2020. Më 67 vota për dhe një abstenim, është votuar në parim ky projektligj.