Theri një burrë, arrestohet një grua në Podujevë

| 28 Gus 2020 | 10:05 | Nga

Është arrestuar një grua në Podujevë me dyshimin se ka therur një burrë, bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lupq i Poshtëm, më 26 gusht rreth orës 22:35.

“Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila me një mjet të mprehtë (brisk) në disa pjesë të trupit e kishte goditë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore”, thotë PK.

Policia shton se e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme