Lulzim Basha uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

| 15 Shk 2021 | 00:06 | Nga

Lulzim Basha ka uruar fituesin e zgjedhjeve të Kosovës, Albin Kurtin.

Kryetari i Partisë Demokratike ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitimin e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona. Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin.


Të ngjashme