Douglas Costa largohet nga Bayern Munich

| 21 Maj 2021 | 20:38 | Nga

Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht largimin e Douglas Costas.

Lojtari ishte në huazim nga Juventusin dhe përfundoi kontratën e tij me skuadrën e Bundesligës, por ai nuk do të kthehet në Torino.

Ish-lojtari i Brazilit do të nënshkruajë menjëherë me Gremion dhe do të kthehet në atdheun e tij, fillimisht si i huazuar këtë verë.

Kontrata e tij me Juventus skadon në qershor 2022.

30-vjeçari do të mbyll vitin e tij të fundit të marrëveshjes me Bianconerët në ish-klubin e tij Gremio.

Të ngjashme