PDK në Vushtrri do të konkurrojë me Ferit Idrizin. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Komuna e Vushtrrisë është shembull i fuqishëm i qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Madje , ai tha se PDK dhe kandidati Ferit Idrizi nuk dorëzohet dhe nuk largohet nga beteja për të fituar në Vushtrrin.
Njoftimi i plotë:
Komuna e Vushtrrisë është shembull i fuqishëm i qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, deri në vitin 2017 kur të gjitha partitë kundërshtare u bënë bashkë dhe e deformuan rezultatin dhe vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë që kishin votuar me shumicë votash në raundin e parë për kryetarin Ferit Idrizi. Por, PDK dhe kandidati ynë Ferit Idrizi nuk dorëzohet dhe nuk largohet nga beteja për të fituar në Vushtrri. Për ta rikthyer qeverisjen e mirë e zhvillimore për qytetarët e Vushtrrisë. Në tetor, qytetarët e Vushtrrisë do ta zgjedhin Ferit Idrizin i cili me punë, angazhim e projekte konkrete, do ta bëjë Vushtrrinë qendër të zhvillimit ekonomik.