A do të vendoset Fushë-Kosova në karantinë: Vjen deklarata e fundit nga zyrtari i kësaj komune

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës nuk është vendosur ende në karantinë, por prej atje po thonë se janë në konsultim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe se një gjë e tillë mund edhe të ndodhë, ditëve në vijim.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtari i kësaj komune, Ali Topalli, i cili ka thënë se për çdo informacion të fundit, do të njoftoheni përmes faqes zyrtare të Komunës.

“Ju njoftojmë se ” Vendimin për të hy në karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Kryetarët e Komunave. Ne, si Fushë Kosovë, ende nuk jemi në karantinë por kjo nuk do të thot që nuk do të jemi. Nëse vie deri te karantinimi, ju do të njoftoheni përmes faqes zyrtare të Komunës dhe Shtabit Komunal të Krizes.”, ka thënë Topalli përmes një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të Dashur Qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës:

Nga mbrëmë janë duke dalë informatat se komuna e Fushë Kosovës do të vendoset në karantinë për shkak të COVID-19.
Ju njoftojmë se ” Vendimin për të hy në karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Kryetarët e Komunave. Ne, si Fushë Kosovë, ende nuk jemi në karantinë por kjo nuk do të thot që nuk do të jemi. Nëse vie deri te karantinimi, ju do të njoftoheni përmes faqes zyrtare të Komunës dhe Shtabit Komunal të Krizes. Pa Panik ! Rrini në Shtëpi ! Ruajeni Shëndetin për veten dhe të tjerët.

Të ngjashme