A do t’i kthehen normalitetit ndonjëherë shkollat dhe universitetet?

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Miliona nxënës dhe studentë po kthehen nëpër klasa, virtualisht apo në jetën reale. Shkollat janë duke u hapur me rregulla strikte të koronavirusit. Ka shumë modele – që nga “klasat flluska” të Danimarkës, të cilat kufizojnë kontaktin me pjesën tjetër të shkollës deri te kurrikula e hibridizuar, që janë mësime vetëm pjesërisht ballë për ballë, për ta vazhduar mësimin me të gjitha problemet për nxënësit e shpërqendruar dhe prindërit e brengosur. Disa shkolla në Evropë dhe në Azinë Perëndimore duket se i kanë lehtësuar masat e distancës sociale me sukses; të tjerët i kanë rihapur shkollat vetëm për t’i mbyllur përsëri, pasi ishte përhapur virusi.

Universitetet po e kanë edhe më vështirë sesa shkollat. Konviktet dhe socializimi i studentëve duket se janë vendet natyrore për virusin. Universitetet private që varen nga pagesat për ligjërata mund të dëmtohen nëse prindërit vendosin se mësimi online nuk ia vlen për një çmim aq të lartë – apo nëse studentët kinezë paguajnë çmimin e plotë dhe nuk kthehen kurrë. Një gjë është e sigurt: COVID-19 ka lëshuar një revolucion në mësimin digjital, e cili do të mund t’i pengojë institucionet akademike përgjithmonë.

Për të na ndihmuar që të kemi një pamje të qartë rreth efekteve të pandemisë që po ndodhin në arsim, “Foreign Policy” ka pyetur analistët e shquar për të parë më qartë në këtë çështje.

Teknologjia do t’i pengojë më në fund universitetet e vetëkënaqura

Nga Michael D. Smith, profesor i teknologjisë informative dhe marketingut në Universitetin e Carnegie Mellonit.

Universiteti siç e dimë do të mbijetojë – por s’do ta ketë as për së afërmi fuqinë që e ka gëzuar para COVID-19.

Për shekuj me radhë, fuqia e universitetit ka buruar nga aftësia e tij për ta kontrolluar qasjen në bankat e kufizuara të klasës, në profesorët e kufizuar të fakultetit dhe në kredencialet e kufizuara të ofertave për punë. Pandemia ka obliguar institucionin akademik që t’i adaptojë teknologjitë digjitale, e kjo gjë do t’i shndërrojë këto burime në të bollshme, duke i lejuar studentët që të studiojnë kurdo, kudo dhe çka do që ata duan nga profesorët që ndodhen në tërë globin. Në të njëjtën kohë, mjetet e reja online ua mundësojnë studentëve t’i shfaqin aftësitë e tyre me përpikëri dhe qartësi, që diplomat e universiteteve dhe transkriptet nuk mund ta bëjnë këtë.

Sot, shumë nga institucionet akademike e shohin këtë si kërcënim në rrugën tonë të të bërit biznes. Dhe kanë të drejtë: Ndryshimet e filluara e të përshpejtuara nga pandemia do të duken shumë si ndryshimet e dhimbshme të cilat i kemi parë teksa pengojnë industri të tilla si: shitjet me pakicë, udhëtimet, mediumet dhe kinematografinë, ku firmat me vetëbesim të lartë e me çmime të larta ishin dërrmuar nga kundërshtarët e rinj digjitalë. Për shumë gjatë, universitetet kanë 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme