A do t’i ndalojë Gjermania telefonat për fëmijët?

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 16:41 | Nga

Në Gjermani ditëve të fundit po diskutohet lidhur me gjetjen e zgjidhjes për ndalimin telefonave për fëmijët.

Shumë ekspertë propozojnë që kjo çështje të zgjidhet me anë të një ligji, duke lejuar përdorimin e tyre vetëm për moshën e rritur mbi 18 vjet.

Anëtarët e koalicionit që udhëheqin qeverinë gjermane, nuk mendojnë se kjo është politikë e duhur, shkruan Der Bild, përcjellë Klan Kosova.

Zëdhënësi i CDU-së Markus Weinberg  tha se “ Ndalimi i telefonave mobil për mua është e tepërt, por mund të jepet një kufizim për moshen, ose të insistohet në shfrytëzimin sa më racional të këtyre, sidomos të teknologjisë “.

Mendim të njejtë sikurse partitë në pushtet kanë edhe opozitarët, që thonë se nuk duan një ndalesë të plotë.

“ Një ndalim i smartphoneve  për fëmijët dhe adoleshentët nuk është i përshtatshëm dhe nuk ka kuptim. Është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë të merren me telefonat celularë mirë.

Sigurisht, ato duhet të mbrohen nga rrezikimi i përmbajtjes. Një ndalim do të ishte edhe kundërproduktiv. “- theksoi zëdhënësja e të gjelbërve Katia Dorner.

Të ngjashme